Në prag të pushtimit rus … Disa orë kishin mbetur për ngjarjen e madhe që do të ndryshonte historinë, do të na kujtonte epokën e Luftës së Ftohtë dhe do të vendoste standarde të reja në Evropë. Si u informuan krerët e shteteve për përshkallëzimin e agresionit të Vladimir Putin? Reagimi i ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson ndaj pushtimit po bën xhiron e botës, me mesazhe fyese që “largohen” me dëgjimin e lajmit të frikshëm.
Siç u bë e ditur, shkruan një artikull i Daily Mail, ndihmësit e kryeministrit të atëhershëm britanik e zgjuan atë në mes të natës dhe e informuan se presidenti rus kishte zbatuar “operacionin special ushtarak”.
Johnson mallkoi, duke u bërtitur ndihmësve të tij: “Pi**uni me gjith atë!”
Ish-kryeministri britanik, i cili zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me Volodymyr Zelensky përpara se të largohej nga detyra verën e kaluar, ka qenë një nga zërat më të zhurmshëm që e shtynë NATO-n të rrisë mbështetjen e saj për Ukrainën.
Duke folur për Washington Post, Boris Johnson, një vit pas pushtimit të Ukrainës, tha: “Isha i neveritur me Putinin. Isha i neveritur me atë që bëri. Isha i neveritur nga gjuha e tij, gënjeshtrat e tij, agresioni i tij. Mendova se e gjithë kjo ishte e neveritshme, arrogante, shoviniste, e gabuar’.
Sipas Boris Johnson, Zelensky i tha atij në telefonata se si ishte situata: “Absolutisht e tmerrshme. Tanke po vërshojnë rrugët përreth Kievit nga drejtime të ndryshme. Ai po fliste me të për mënyrën se si luftojnë ukrainasit. Për trimërinë që tregojnë. Mesazhi i tij ishte: “Më jep ndihmë”.
Diku tjetër, Boris Johnson kujton se kur e pyeti Zelensky nëse mund të bënte diçka për ta mbrojtur ose zhvendosur atë, ky i fundit u përgjigj: “Jo, ne jemi mirë. Ne kemi nevojë vetëm për armë’.