BLUETOOTH

Besi i bën deklaratën romantike, Xhensila e kthen në humor

12:58 - 06.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhensila dhe Besi kanë tërhequr jo pak vëmendjen me komentet mes njëri-tjetrit. Si gjithmonë, është Besi ai që dallon me batuta, por këtë herë aktori e ka lënë humorin mënjanë. Kjo, falë setit të ri fotografik të Xhensilës, e cila ka publikuar disa foto bardh e zi. “Unë jam femër. Cila është superfuqia jote?”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa Besi e ka patur një përgjigje.




“Ti je superfuqia ime!”, ka komentuar ai, ndërsa Xhensila ka menduar të ndërrojë rolin me bashkëshortin, duke ia kthyer: “Domatja është superfuqia jote”. Një moment i tillë mes të dyve ka bërë që ndjekësit të ndahen në dy grupe: ata që mbështesin përgjigjen romantike të Besit dhe ata që i bashkohen humorit të Xhensilës. Për çiftin, duket se komente si këto nuk do të mungojnë kurrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.