Është dënuar me 2-vite, studenti nga Durrësi, i cili shantazhoi shoqen e universitetit, me fotot imtime.
Dënimin e tij e ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka gjetur fajtor të riun që studionte në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.
Student me inicialet E.V, shantazhonte shoqen duke i marre 200 mijë lek. Arrestimi i të riut është bërë në një local në Durrës, ku në momentin e takimit me studenten që ai shantazhonte ka marrë dhe paratë me premtimin që do fshinte fotot.
Pas kallëzimit të vajzës që u shantazhua prej dy muaj policia ka mbajtur në vëzhgim E.V duke e arrestuar atë në flagrancë sapo ka marrë lekët dhe njëherazi i ka sekuestruar dhe celularin ku ishin fotot intime të studentes.
Shfaq Komentet (0)