BOTA

Merkel viziton sot SHBA, takon për herë të parë Trump

08:12 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë sot SHBA-në, ku do të takojë për të herë presidentin Donald Trump.  Merkel tha se po e pret me kureshtje dhe kënaqësi takimin e sotëm në Uashington me presidentin e Shteteve të Bashkuara. “Gjithnjë është më mirë të bisedohet me njëri-tjetrin, se sa për njëri-tjetrin”, pohoi Merkel për gazetën, Saarbruecker Zeitung.

E pyetur nëse të dy palët janë kureshtare, kancelarja Merkel tha se “definitisht ka kureshtje, po ashtu edhe kënaqësi për takimin me njëri-tjetrin… së paku nga ana ime”.

Ky takim, i cili ishte parashikuar që më 14 mars, por ishte shtyrë për shkak të motit të keq në Uashington, do të jetë takimi i parë i dy liderëve, prej se Donald Trump është zgjedhur president, në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Kancelarja Merkel tha se ajo dëshiron të bisedoj me presidentin Trump për çështje të sigurisë, ekonomisë, dhe për të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Lidhur me shqetësimet për luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, Angela Merkel theksoi se: “Vendet tona përfitojnë kur punojnë mirë së bashku dhe në mënyrë korrekte”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.