POLITIKË

“Si u përgjua Taulant Balla duke bërë pazaret me bacën në Selanik”

13:55 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

3.4 milionë eurot e sekuestruara në “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, u bënë sërish objekt debati dhe përplasjeje në Kuvend mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kreut të grupit Socialist, Taulant Balla.




Ky i fundit i tregoi kryedemokratiti se të martën do të përballen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me këtë çështje, ndërsa nuk nguroi sërish të tregonte një foto të Bashës me vëllain e njërit prej pritësve të këtyre automjeteve.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Lulzim Bashës. Ai foli për një përgjim, “pre” e të cilit ka rënë zoti Balla në Selanik.

Derrkuci i Toyota Yaris, garanti i parave të pista të drogës, dhe nja dy të tjerë që sot nuk qenkan këtu, jeni të përgjuar nga shërbime partnere. Nuk keni për t’i shpëtuar dot kësaj. Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazaret me bacën në Selanik. Ah sa keq! Se shërbimet tona flenë gjumë. E keni kapur SHISH-in, por të tjerat s’i kapni dot.Të tjerat s’i kapni dot. Jeni të përgjuar duke dhënë garanci. Jua kanë vënë kryqin, nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Romë. Jua kanë vënë kryqin! Por kryqin e madh do t’jua vënë shqiptarët shumë shpejt!”, deklaroi Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.