![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ervid Palaj nga Shkodra, është personi i cili humbi jetën ditën e sotme teksa përpiqej të shpëtonte të fejuarën e tij nga mbytja në Velipojë.
Fatmirësisht e fejuara e tij arrit të mbijetojë, ndërsa 30-vjeçari humbi jetën dhe nuk arrit të dilte në breg.
Në përpjekje për ta shpëtuar atë, duke e mbajtur në sipërfaqe të ujit, i riu humbi jetën.
Por, pavarësisht se të riut iu dha ndihmë nga një punonjës social dhe pushuesit i dhanë ndihmën e parë, ai nuk mundi të mbijetonte.
Shfaq Komentet (0)