Ngërçi në reformën në drejtësi ka detyruar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të bëjë thirrje për prokurorët shqiptarë, që të aplikojnë si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas këtij institucioni, KKP luan rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë, për të çuar vendin drejt BE.
“Thirrje prokurorëve, Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në #BE!”, thotë Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera në një postim në Twitter.
Prokuroria e Përgjithshme është detyruar të bëjë edhe një herë shpallje për vakancat në kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Afati 15-ditor i thirrjes së parë për kandidatë nga prokuroritë e Apelit dështoi, ndërsa asnjë i tillë nuk shfaqi interes. Kjo rrezikon seriozisht ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është institucion jetik për Reformën në Drejtësi dhe që ka një rol kyç në zgjedhjen e kreut të Prokurorisë.
Në një kohë që vettingun e ka kaluar vetëm një prokuror nga Apeli, në KLP duhen dy të tillë. Kështu, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur 19 kandidatë nga prokuroritë shqiptare, ku nga këta kanë kaluar tetë vettingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq.
Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e Prokurorisë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile, akademikëve etj..
Nga këta, gjashtë anëtarë prokurorë, tre duhet të jenë nga prokuroritë e shkallëve të para, nga të cilët njëri duhet të jetë prokuror nga rrethet. Po kështu, dy duhet të jenë nga Apeli, njëri prej të cilëve nga Apeli i rretheve dhe një nga Prokuroria e Përgjithshme. Deri më tani, vettingun e kanë kaluar pesë prokurorë nga Shkalla e Parë, dy prej të cilëve janë nga Prokuroria e Tiranës dhe tre nga Prokuroritë në rrethe. Sa i përket Apelit, në garë kanë qenë katër prokurorë për dy vende: Arben Dollapaj nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Luan Kaloçi nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe Bujar Hoti nga Prokuroria e Apelit Durrës. Nga këta, vetingun e ka kaluar vetëm Arben Dollapaj, ndërsa Nikëhasani dhe Kaloçi janë shkarkuar edhe me vendim të formës së prerë.
Kjo solli qëProkuroria e Përgjithshme të shpallte vakancën 15 ditë më parë, duke kërkuar kandidatë nga prokurorët e Apelit në rrethe. Mirëpo, asnjë syresh nuk paraqiti interes. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë shpallen e dytë më 12 tetor 2018, e cila skadon më 27 tetor 2018.
Kjo eshte nje shkerthatokracia,projekt i dhelpres Ramiz Alia dhe serbve.Kusaret,tradhetaret,vrasesit:Plicelina dhe ush Ajdari ligjet i benin nga shtepia.Ky shtet nuk ka ligje ,drejtesi por vetem perfitime maramendese private nga shpellare-katundare dhe popull qe pret te votoje ne vite si me Enverin.
POPULL i vuajtur, kerko deklalarimin e pasurive personale para se te votosh.