AKTUALITET

Nuk kandidon asnjë prokuror, bllokohet KLP. Thirrje nga BE

14:29 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngërçi në reformën në drejtësi ka detyruar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të bëjë thirrje për prokurorët shqiptarë, që të aplikojnë si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.




Sipas këtij institucioni, KKP luan rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë, për të çuar vendin drejt BE.

Thirrje prokurorëve, Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në #BE!”, thotë Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera në një postim në Twitter.

Prokuroria e Përgjithshme është detyruar të bëjë edhe një herë shpallje për vakancat në kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Afati 15-ditor i thirrjes së parë për kandidatë nga prokuroritë e Apelit dështoi, ndërsa asnjë i tillë nuk shfaqi interes. Kjo rrezikon seriozisht ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është institucion jetik për Reformën në Drejtësi dhe që ka një rol kyç në zgjedhjen e kreut të Prokurorisë.

Në një kohë që vettingun e ka kaluar vetëm një prokuror nga Apeli, në KLP duhen dy të tillë. Kështu, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur 19 kandidatë nga prokuroritë shqiptare, ku nga këta kanë kaluar tetë vettingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq.

Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e Prokurorisë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile, akademikëve etj..

Nga këta, gjashtë anëtarë prokurorë, tre duhet të jenë nga prokuroritë e shkallëve të para, nga të cilët njëri duhet të jetë prokuror nga rrethet. Po kështu, dy duhet të jenë nga Apeli, njëri prej të cilëve nga Apeli i rretheve dhe një nga Prokuroria e Përgjithshme. Deri më tani, vettingun e kanë kaluar pesë prokurorë nga Shkalla e Parë, dy prej të cilëve janë nga Prokuroria e Tiranës dhe tre nga Prokuroritë në rrethe. Sa i përket Apelit, në garë kanë qenë katër prokurorë për dy vende: Arben Dollapaj nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Luan Kaloçi nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe Bujar Hoti nga Prokuroria e Apelit Durrës. Nga këta, vetingun e ka kaluar vetëm Arben Dollapaj, ndërsa Nikëhasani dhe Kaloçi janë shkarkuar edhe me vendim të formës së prerë.

Kjo solli qëProkuroria e Përgjithshme të shpallte vakancën 15 ditë më parë, duke kërkuar kandidatë nga prokurorët e Apelit në rrethe. Mirëpo, asnjë syresh nuk paraqiti interes. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë shpallen e dytë më 12 tetor 2018, e cila skadon më 27 tetor 2018.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Sinqeritet Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kjo eshte nje shkerthatokracia,projekt i dhelpres Ramiz Alia dhe serbve.Kusaret,tradhetaret,vrasesit:Plicelina dhe ush Ajdari ligjet i benin nga shtepia.Ky shtet nuk ka ligje ,drejtesi por vetem perfitime maramendese private nga shpellare-katundare dhe popull qe pret te votoje ne vite si me Enverin.
    POPULL i vuajtur, kerko deklalarimin e pasurive personale para se te votosh.

    Përgjigju ↓