SPORT

Tirana bën detyrën në Laç, Kastrioti nuk dorëzohet

17:50 - 27.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana nuk duhej të mundej në Laç dhe ia arriti qëllimit, madje duke thyer edhe “parashikimet”. Bardheblutë kanë fituar 1-3 në këtë fushë të vështirë, ku ndodhi gjithçka. Arbitri Enea Jorgji dha tri penallti dhe të tria u humbën, Kobina dhe Ngo për Tiranën, si dhe Shtubina për Laçin. Greca, Kobina dhe Hasani janë autorët e golave për skuadrën e Memës, që tashmë e ka në dorë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, pavarësisht fitores së Kastriotit rival me Teutën.




Në javën e fundit të kampionatit, Tirana duhet të mundë Flamurtarin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Laçi u duk shumë larg nivelit të tij të zakonshëm në këtë ndeshje. Shtubina është autori i golit të vetëm për ekipin e Starovës, që tashmë ka komplikuar shumë Europën. Është mbyllur ndeshja në Fushë-Krujë, në sfidën mes Kastriotit dhe Teutës, takim që ka përfunduar 2-1 për skuadrën e trajnerit Bledar Devolli. Një fitore me vlerën e 3 pikëve, por duke parë edhe fitoren e skuadrës së Tiranës në Laç, që është edhe rivalja për mbijetesë e krutanëve, duket e ky sukses i krutanëve mund të jetë pa vlerë. Kur jemi një javë para fundit të garës, duket e diferenca mes Tiranës dhe Kastriotit vazhdon që të jetë 2 pikë mes dy ekipeve, por që duket se më afër mbijetesës janë bardheblutë që presin në fundjavën e ardhshme Flamurtarin, ndërsa Kastrioti luan me Kukësin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.