Show-Bizz

“Sot është një ditë e hidhur helm”. Agron Llakaj përlotet për humbjen e parodistit Muhamet Lika

11:13 - 31.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të parodistit të Vlorës, Muhamet Lika, trishtoi jo vetëm familjarët por mbarë opinionin publik.




Për miqtë e kolegët që e njihnin dhe kishin punuar së bashku, dhimbja është edhe më e madhe.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se është e pamundur të mos i mbaj lotët, teksa e quan kolegun si një ndër legjionarët e humorit shqiptar.

“Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur”, shkroi Agron Llakaj në një postim, krahas videos së parodistëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.