AKTUALITET

Video/ Artisti i klasës: Kam ankth kur mendoj të iki apo të rri në Shqipëri

20:40 - 03.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që në kopësht ai njihej si artisti i klasës. Me kalimin e viteve talenti i tij u perfeksionua e kjo vërtetohet lehtësisht sapo u hedh një sy pikturave të tij. Flasim për Shelin Kurtin.




“Që në kopësht pikturoja shumë dhe edukatoret më mbanin si artistin e klasës. Pastaj prindërit më angazhuan nëpër kurse”, rrëfen piktori për Trending.

Teksa të rinjtë në Shqipëri duken entuzistë kur pranojnë se e ardhmja e tyre do të jetë jashtë vendit, Shelin shprehet se kjo temë i shkakton pak ankth. Megjithatë ai e ka vendosur, me planin për t’u rikthyer në Shqipëri pas disa vitesh zgjedhja e tij është Franca.

“Duke menduar nëse do jem jashtë apo në Shqipëri kohët e fundit kam një ankth. E kam menduar të largohem për disa kohë nga Shqipëria, por në një të ardhme të largët mund të kthehem prapë. Mendoj se do të shkoj në Francë”, tregon Shelin.

Pavarësisht frikërave e vështirësive me të cilat përballet një artist në Shqipëri, Shelin këshillon: “Mbahuni fort pas ëndrrave, mos i lëshoni!”

shelin 5 shelin 4 shelin 3 shelin 2 shelin 1
<
>

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.