POLITIKË

Video/ “Pronat” Tabaku e Bylykbashi takojnë delegacionin e “Venecias”: Si merr dot askush, as Edi Rama

09:28 - 19.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ish-deputetë e PD-së, Jorida Tabaku dhe Oerb Bylykbashi kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias, të cilët kanë zbarkuar në Tiranë për të analizuar të gjithë problematikat e hasura me pronat në Shqipëri. Pas takimit, Tabaku foli për mediat, ku tha se  prona dhe politikat e qeverisë Rama kanë përkeqësuar gjendjen. Ajo troi detaje se çfarë diskutuan dhe cilat janë pikat ku duhet të ndërhyhet në këtë çështje.




“Sapo përfunduam një takim me Komisionin e Venecias, të cilët kanë ardhur për të bërë një analizë për pronat në Shqipëri. Ne patëm mundësi të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me pronat  që nga viti 2013.  Diskutuam gjerësisht dekretin e presidentit [për kadastrën. Shpalosëm çdo gjë që ka ndodhur me pronën private dhe atë publike. Çështja e pronave është vënë në fokus si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen  e negociatave. Të drejtën e pronës nuk e merr askush, as Edi Rama”tha Tabaku.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Bylykbashi kritikoi veprimet e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit ka bllokuar procesin e kthimiti të pronave tek ish-pronarët.

“Shpjeguam themelin e mekanizmin djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve për të marrë të drejtën e tyre. Rama ka vënë një mekanizëm me të cilën ka rishpronësuar sërish pronarët. Ky proces bllokoi kthimin e pronave. Ka një qëllim të vetëm, që të marrë këto prona e tua japë oligarkëve për të zhvilluar interesin e tyre, sikur të ishte interes publik. Interesi publik Bëmë të qartë që fikja dhe eliminimi i Gjykatëse Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve që shtë i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese. Këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve, PD do t’i zhbëjë”-tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.