Show-Bizz

Ndryshon gjyqi për Ronaldon/ Gjenden provat për përdhunimin e ish-modeles në Las Vegas

12:50 - 21.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por reputacioni i Christianoi Rolaldos u trondit kur një ish-modele e akuzoi atë për përdhunim 10 vjet më parë




Pak kohë më parë Prokuroria e Las Vegasit bëri të ditur rënien e akuzave për përdhunim të ngritur nga ish-modelja amerikane. Sipas komunikatës së kësaj Prokurorie që iu shpërnda të gjitha medieve, hetuesit që u morën me këtë çështje arritën në përfundimin se nuk ka prova të forta që të vërtetojnë se futbollisti kreu përdhunim në një hotel të Las Vegasit në verën e vitit 2009.

Por sipas informacione të siguruara nga tabloidi britanik The Sun, ADN-ja e futbollistit përputhet me gjurmët e gjetura lidhur me këtë rast. Mes 100 faqeve të e-mail mes policisë dhe hetuesve lidhur me këtë çështje lexohet detektivi i Las Veag Jeffrey Guyer teksa shkruan: ‘E kemi ADN dhe përputhet plotësisht’.

Kjo çështje shpërtheu në muajt e kaluara kur ‘Der Spiegel’ publikoi disa dokumente të siguruara nëpërmjet ‘Football Leaks’, mes të cilave ishte edhe një akord i rezervuar i nënshkruar në vitin 2009 nga Mayorga dhe Ronaldo  në mënyrë që modelja të mos tregonte atë çfarë ka ndodhur me portugezin që i pagoi 375 mijë dollarë.

Sipas versionit të Mayorgës, modelja që në atë kohë ishte 25 vjeçe, u përdhunua në një dhomë hoteli në Las Vegas ku Cristiano Ronaldo ishte me pushime përpara se të përfundonte transferimin e tij nga Manchester United te Reali i Madridit.

Nga ana e tij, futbollisti 34 vjeçar i ka hedhur gjithnjë poshtë këto akuza të ngritura ndaj tij dhe në fund hetuesit i dhanë të drejte 5 herë fituesit të Topit të Artë./Faxweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.