BLUETOOTH

E çmendën me një pyetje! Isli Islami zgjidh ‘dilemën’ e marrëdhënies me Ori Nebijaj

17:24 - 02.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është i njëjti muhabet me fansat e tyre duke qenë se gjithmonë dyshojnë se janë në një lidhje, saqë gati të gjithë e besuan se ishte e vërtetë. Por, Ori dhe Isli rrëfyen se mes tyre ka vetëm miqësi, e asgjë më tepër. Dyshja e mëngjesit në ekranin e Top Channel janë shokë të ngushtë edhe jashtë kornizave të televizionit, e ndoshta diçka e tillë i bën ende disa njerëz të besojnë se mes moderatorëve ka diçka më shumë.




Gjatë pyetjeve drejtuar Islit në Instagram, një prej tyre ishte dhe kjo: “A je në një lidhje me Ori Nebiaj?” Njohur për humorin e tij, Isli është përgjigjur: “E ka Nebijaj, me dy ‘j’”. Një tjetër ndjekës e ka ngacmuar moderatorin e “Wake Up” në vijim, duke i thënë: “Aman lidhu me Orin që të mund të jetojmë të qetë”, ndërsa Isli nuk e ka lënë pa koment. “Se ju kam dhe merak. Qetësia juaj mbi të gjitha…atë po diskutonim me Orin sot”, ka shkruar ai me humor. E morët përgjigjen?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.