BLUETOOTH

Kujt ja merrte mendja! Irma Libohova zbulon emrin e rivales së saj në festivalin e RTSH

17:20 - 02.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka qenë e ftuara speciale gjatë mbrëmjes së të enjtes në spektaklin e muzikës ‘Këndo këngën time’. E pyetur nga moderatori Ardit Roshi lidhur me rivalitetin që këngëtarja ka patur me ndonjë këngëtare tjetër gjatë viteve dhe karrierës në skenë, Libohova ka pohuar se në fakt ata që e rivalitetin mes këngëtarëve ishin dëgjuesit. Sipas saj gjatë viteve 80’ në Festivalin e Këngës njerëzit i kishin përcaktuar asaj si konkurrentë artisten e mirënjohur Parashqevi Simaku. ‘Pa rivalitet nuk ecën bota përpara, konkurrenca ka qenë edhe atëherë jo në këto nivele kaq të ashpra, kaq të egra, kaq të dukshme.




Nëse këngëtarët kanë bërë hite ky është rivaliteti dhe sfida më e madhe dhe mendoj që duhet të kenë pasur pretendim për veten. Nuk e përcaktonim ne rivalitetin, por ishin njerëzit. Mua shpesh herë më kanë ardhur fjalë që në familjen tonë për shembull një pjesë ishte me Parashqevi Simakun, një pjesë ishte me mua edhe gjithmonë ziheshin në finalet e festivalit se o do ta marri çmimin Irma, ose do ta marri çmimin Parashqevia. Gjithmonë është mirë të kesh rivalitet sepse ka qenë konkurrencë e shëndetshme’, ka thënë këngëtarja. Festivali i RTSH-së ka pasur një rëndësi të madhe për të gjithë artistët por edhe për vetë Irma Libohovën. ‘Festivali i madh kishte rëndësi për të gjithë gjërat e tjera. Për çdo aktivitet që vinte më pas festivali ka qenë ai që të jepte shtysë, të jepte drejtim mendoj unë. Pjesëmarrja në festival ishte kulmi ishte maja’, përfundoi Irma Libohova.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.