Kryesore

Këngëtari përfundon në spital: Mjekët më gjetën një çrregullim në zemër

17:43 - 24.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi (Dani)  është shtruar në spital pasi ka pasur disa shqetësime shëndetësore.




Lajmin e ka bërë me dije këngëtari përmes një postimi në ‘Facebook’ ku shkruan se pasi i është nënshtruar një kontrolli shëndetësorë, mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre. Ndër të tjera, ai shton se tashmë është mirë dhe pritet t’i kthehet përditshmërisë.

Postimi i plotë:

Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,

Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.

Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!

Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;

Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!

Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!

Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!

Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!

Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira

Dani


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.