AKTUALITET

Arrestohen me kokainë 2 vëllezërit shqiptarë, ja sesi u zbuluan nga policia italiane

20:40 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër shqiptarë të moshës 30 dhe 32 vjeç janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e menaxhimit të një rrjeti të trafikut të kokainës në Brianza. Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve u bë nga policia e Monzas dhe Sienas, ku u sekuestruan edhe 6.5 kilogramë kokainë.




Gjatë kontrollit në automjet, karabinierët zbuluan një vend sekret, nën marshin e makinës që ishte përshtatur për të fshehur drogën.

Vendi mund ta hapej vetëm me një mekanizëm të posaçëm elektronik. Policia gjeti në makinë 3.5 kg kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë u gjetën edhe 3 kg të tjerë si dhe 70 mijë euro, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.