SPORT

Lufta në Ukrainë, reagon edhe presidenti i FIFA-s: Jemi të tronditur

19:35 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata vazhdon të jetë shumë e rëndë në Ukrainë, me Rusinë që nuk heq dorë nga sulmet me synimin që ta pushtojë.




Kjo situatë e rënduar, përpos aspektit politik dhe atij human, ka ndikuar edhe në sport, ku kampionati ukrainas është ndërprerë, teksa me shumë gjasa finalja e Ligës së Kampionëve që është planifikuar të zhvillohet në “St.Petersburg” do ndryshojë destinacion.

Së fundmi ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili shpreson që të ndërpritet sa më shpejtë kjo armiqësi. “Si të gjithë, këtë mëngjes u zgjuam dhe të tronditur nga ajo që pamë, shumë të shqetësuar për situatën. FIFA shpreson për një ndërprerje të shpejtë të armiqësive dhe për paqen në Ukrainë”, deklaroi ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.