BOTA

Raketat ruse godasin Kievin gjatë takimit të Zelenskyt me Guterres, të paktën 10 të plagosur!

07:41 - 29.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë takimit mes Presidentit Volodomyr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, disa raketa goditën qendrën e kryeqytetit ukrainas, në zonën ku ndodhet Ambasada Britanike.




Guterres tha se ishte “i tronditur”, ndërsa udhëheqësi ukrainas foli për një sulm që synonte “poshtërimin e OKB-së”. Raketat goditën edhe një ndërtesë të banuar, ku kanë mbetur të plagosur të paktën 10 persona.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana tha për BBC se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.

Ndërkohë Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë një paketë rekord prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë më shumë armë.

Biden paralajmëron gjithashtu Moskën kundër kërcënimeve bërthamore “boshe” dhe thotë se vendi po përdor furnizimet e tij me gaz për të shantazhuar Evropën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.