![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia njofton se një infermier dhe një paciente të cilën e shoqëronte me barelë, mbetën të bllokuar në ashensorin e katit të parë.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur hapjen e ashensorit. Sipas bluve të kryeqytetit, barrelisti K.D. dhe pacientja V.C. janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.