AKTUALITET

“Flisni marrina, çoheni në këmbë sikur jeni në pyll këtu”, sherr i ashpër mes Bushkës dhe Alibeajt, socialistja ndërpret mbledhjen e Komisionit

11:45 - 01.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur me tensione mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku drejtuesja Klotilda Bushka ka ndërprerë me 3 minuta seancën, pas debatit me tone të forta që ka pasur me Enkelejd Alibeajn.




Gjatë mbledhjes së sotme u diskutua në lidhje me aktin normativ të qeverisë  “Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”.

Opozita u shpreh kundër këtij akti normativ, ndërkohë që Bushka i akuzoi kolegët e saj si të pasjellshëm, duke qenë se në momentin kur ajo po drejtonte seancën kishte replika nga ana e tyre.

Debatet:

Bushka: Shkoni shihni rajonin, se sa i kanë taksat, pse nuk ju pëlqen juve fakti që ne kemi indeksuar pensionet, kemi rimbursuar naftën për fermerët, lërini këto retorikat politike, se na kanë vlerësuar qytetarët, kur ju kanë lënë juve në opozitë dhe ne na kanë besuar përgjegjësitë. Na vlerësojnë qytetarët. Kalojmë në votim. 9 pro, opozita kundër, atëherë miratohet ky akt normativ.

Alibeaj: Na lini të shpjegojmë qëndrimin tonë

Bushka: Jo nuk keni të drejtë vote, se kur flasim ne ju çoheni në këmbë sikur jeni në pyll, nuk keni të drejtë fjale se kjo pikë e rendit të ditës mbaroi, ndërkohë që kur ju flisni ne ju respektojmë. Ju thoni marrina dhe askush nuk ju ndërpret.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.