AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Qeveria ka ulur me 2 % ndihmën ekonomike për familjet në nevojë

14:37 - 28.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në mbledhjen e Kryesisë për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, teksa ka akuzuar qeverinë se ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.




“Si mundet që nafta të ketë çmim identik me Finlandën, Norvegjinë e Zvicrën kur rrogat janë 8 herë më të ulëta dhe nëse Zvicra nuk nxjerr asnjë ton naftë Shqipëria nxjerr një milion ton naftë në vit.

Shqiptarëve po u ngushtohet laku që u ka vendosur Rama me çmimet, të dhëna shumë të qarta të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro e jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim po themi gjysmën e tyre, por përkundrazi qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Pra kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk ka asnjë moral dhe që merr cdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz”, tha Berisha.

Ndërkohë akuzoi Kryeministrin Rama se “është vërsulur tani me paketën e re fiskale mbi bizneset për t’i falimentuar ato masivisht.

Ekziston tani ligji si shpata e demokleut t’u kthejë taksat e t’i falimentojë pasi u kishte premtuar se deri në 2029 nuk do ketë shtim në taksat tuaja.

Pra kemi të bëjmë me një gjendje dramatike, reale, për kafshatën e gojës së qytetarëve shqiptarë. Këta vijojnë qeverisin pa asnjë preokupim, pasi ka futur të gjitha pushtetet në xhep.

Çdo ditë dëgjon projektligje të pa konsultuara me qytetarët por me zyrat e PS.

S’ka pasur ndonjëherë që nga diktatura një regjim të shkëputur tërësisht nga qytetarët si kjo qeveri”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.