AKTUALITET

Tensionet në veri të Kosovës, kreu i NATO-s telefonon Albin Kurtin: Ruani qetësinë dhe shmangni veprimet e njëanshme

14:32 - 02.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas tensioneve në veri të Kosovës me Serbinë për çështjen e reciprocitetit për targat, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, ka telefonuar kryeministrin e Albin Kurti. Stoltenberg ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.




‘Fola me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë rëndësinë e vazhdueshme të misionit të NATO-s dhe KFOR. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin.’- shkruan Stoltenberg.

Reagimi i tij vjen pas tensioneve në veri të Kosovës, të shkaktuara nga marrëveshja për reciprocitetin e targave. Kryeministri Albin Kurti vendosi sot që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe. Pavarësisht shtyrjes së vendimit, policia e Kosovës tha se situata në mëngjesin e sotëm ishte e qetë, por rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, u liruan vetëm në orët e vona të 1 gushtit.

Kurti tha se ka pasur të shtëna dhe barrikada me njerëz të armatosur por nuk pati të lënduar. Vendimi për shtyrjen e zbatimit për reciprocitetin, u mor pak pas mesnate, pas takimit të udhëheqësve të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.