Ndërkohë që të gjithë po flasin për “çiftin e ri të nxehtë të Hollivudit”, Gigi Hadid heziton të krijojë një lidhje të re me Leonardo DiCaprio. Sipas një raporti të DailyMail, pas ndarjes së tij të keqe me Zayn Malik, modelja nuk ndihet gati për të hyrë në një lidhje tjetër kaq shpejt.
Megjithatë, pavarësisht hezitimeve të saj, babai i Gigi Hadid duket i emocionuar për njohjen e re të vajzës së tij. Mohammed Hadid jo vetëm që e njeh personalisht aktorin, por edhe e pëlqen shumë.
Siç tha 73-vjeçari për DailyMail: “E takova zotin DiCaprio në Saint Trope rreth pesë vjet më parë. Mendoj se ai është një burrë shumë i mirë, më pëlqeu shumë”.
Ai madje theksoi se di për marrëdhënien e tyre, por nuk dëshiron të komentojë asgjë më shumë. “Janë miq, njihen prej kohësh. Nuk mendoj se janë çift, por as unë nuk i di të gjitha. Nuk i komentoj kurrë marrëdhëniet personale të vajzës sime, nuk më intereson me kë del ajo”, tha ai.
Gigi Hadid’s father reacts to her romance rumours with Leonardo Di Capriohttps://t.co/KbZ3jmyN2y
— WION Showbiz (@WIONShowbiz) September 16, 2022
Nëna e Gigi Hadid, Yolanda, e cila ka dy martesa dhe dy divorce në historinë e saj, do të luajë gjithashtu një rol kyç në historinë e të dyve, pasi do t’i duhet t’i lërë përshtypje DiCaprios nëse ai dëshiron ndonjë lidhje me 27-vjeçaren.
Yolanda Hadid, një ish-modele që pëlqen të quhet ‘mama arush’, është përfshirë shumë në jetën e fëmijëve të saj Gigi dhe Bella, me burime që thonë se ajo është ‘çelësi në dorë’ në rast se modelja 27-vjeçare dëshiron të sjellë Leonardo DiCaprion në shtëpi.
Në të kaluarën, thashethemet donin që Yolanda Hadid të ndiqte të gjithë të dashurit e vajzave të saj në rrjetet sociale për të monitoruar lëvizjet e tyre.
Leonardo DiCaprio, 47, and Gigi Hadid, 27, get cozy at a friend’s party in NYC as they’re seen together for FIRST TIME amid rumors https://t.co/z5DJTBkO9U pic.twitter.com/M1OS6Yd6yd
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) September 14, 2022