Kronikë

E rëndë në Athinë/ Babai ‘monstër’ përdhunon vajzën e tij për 3 vite rresht!

13:04 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet me dije se një baba 40-vjeçar nga Egjipti raportohet të ketë përdhunuar vajzën e tij, një 14-vjeçare për rreth tre vite me radhë.




Ky rast vjen fill pas rastit të përdhunimit dhe shfrytëzimit seksual të një 12-vjeçareje në Colonos, që tronditi Greqinë. Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja e rëndë është zbuluar kur vajza ka shkuar në spitalin e fëmijëve ditën e hënë.

Aty mjekët konstatuan abuzimin e fëmijës dhe njoftuan menjëherë policinë. Pak orë më vonë, në mbrëmjen e së njëjtës ditë, efektivët e policisë gjetën dhe arrestuan babanë e fëmijës, 40-vjeçarin nga Egjipti.

40-vjeçari akuzohet për “fyerje të dinjitetit seksual”, “akte seksuale me të mitur” dhe “akte seksuale mes të afërmve në vazhdimësi”. Ndërkohë në ditët në vijim pritet edhe dëshmia e tij, nëse do ta pranojë ose jo fajin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.