AKTUALITET

“Sa plumba ka?”/ ‘Esko’ në gjendje të rëndë në Reanimacion, e ëma kërkon ta takojë: Më lini të shikoj djalin!

13:17 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e “ Esko”, 32-vjeçarit shqiptar, kreut të mafies së Kampusit Universitar në Greqi, kërkon të vizitojë djalin e saj në Reanimacionin e Kryqit të Kuq, ku po trajtohet. Nëna e tij, me anë të avokates, në kërkesë-kallëzimin paraqitur pranë administratorit të spitalit, kërkon “dhënien e informacionit me shkrim dhe dhënien e kopjeve të të gjitha raporteve mjekësore në lidhje me situatën.




“Djali im sot 32 vjeç është baba i një fëmije të mitur vetëm një vjeç. Unë, nëna e tij, jetoj në Greqi me tre fëmijët e mi për 30 vitet e fundit, duke punuar ditë e natë si infermiere personale gjatë gjithë këtyre viteve. Djali im ndodhet i shtruar ne ICU te spitalit tuaj qe prej datës 27-9-2022 dhe deri me sot – për 15 dite radhazi – NUK me është dhënë mundësia dhe e drejta ta vizitoj as për disa minuta”, thuhet ndër të tjera në këtë letër, ndërsa shton se as partnerja e tij nuk është lejuar që ta shikojë.

Në rreshtat e mëposhtëm ai shprehet se “Jo vetëm që na kanë ndaluar të vizitojmë djalin, i cili është i plagosur rëndë dhe i shtruar në ICU, por deri më sot NUK kemi marrë fare informacion:

Si është gjendja e djalit tim dhe nëse rrezikohet jeta?

Çfarë operacionesh mjekësore ka kryer deri më sot?

Sa të shtëna ka marrë djali im dhe ku?

Kur dhe cilat operacione kirurgjikale do t’i nënshtrohet?

Së fundi, protestoj fuqishëm dhe kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve që të më lejohet menjëherë të ushtroj të drejtën për të vizituar djalin tim, të drejta që parashikohen për të gjithë pacientët e shtruar, edhe ata të shtruar nën masa sigurie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.