AKTUALITET

“Uroj të kemi sa më shumë shi”/ Rama: Kemi hyrë në një epokë të kërcënimit të madh botërisht

09:37 - 17.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit me kryesinë e Partisë Socialiste të zhvilluar paraditen e sotme në selinë rozë.




Rama u shpreh se në këtë takim kanë ndarë detyrat e komunikimit me komunitetin për qeverisjen vendore. Ai u shpreh se sot e gjithë bota po përballet me një inflacion lufte për shkak të aventurës së një diktatori si Vladimir Putin.

Pjesë nga fjala e Ramës

Jam këtu për të komunikuar intesivisht me komuniteteet për qeverisjen vendore. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht.

Europa, dhe ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi më këtë kërcënim që vjen nga një agresion në dyert e europës. Që ka sjellë si pasojë përveç bombave dhe krimeve në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë. Është qeveria që ka sjllë inflacionin, i takon asaj që të bëjë gjithçka për të lehtësuar sa të jetë e mundur peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe mbi shpatullat e familjeve. Për këtë arsye kemi bërë gjithçka kemi mundur. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm që është 2-fishi i buxhetit të vitit 2013, çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të të ardhems së vendit.

Por ky 2-fishim është i bazuar tek domosdoshmëria për të mbështetur këto që është e mundur. Do mbrojmë biznesin dhe familjet nga çmimi i energjisë. Jemi të varur nga burimet ujore dhe uroj të ekmi shi sa më shumë. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë për të dalë në import. Por do dalim gjithsesi sepse ne nuk prodhojmë sa për të përmbushur të tërë nevojat.

Do të jetë dimër i vështirë por masat që kemi marrë dhe mbështetja për kategoritë na bën që të  jemi të arsyeshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.