AKTUALITET

Berisha: Studentët t’i bashkohen grevës së pedagogëve, qeveria nuk i mbështeti në këtë kohë krize

17:40 - 24.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë, fokusi i së cilit ishte protesta e pedagogëve. Berisha u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen grevës së pedagogëve, pasi ata kanë të drejtë që kërkojnë rritje paga, pasi sipas Berishës i kanë pagat më të ulëta krahasuar me rajonin.




Sipas Berishës, studentët kanë një arsye për të dalë në protestë, pasi as ata qeveria nuk i ka mbështetur në këtë kohë krize. Ish-kryeministri tha se në Kosovë, qeveria u ka thënë studentëve 100 euro mbështetje, por këtu nuk u ka dhënë asgjë ndonëse është shtrenjtuar jetesa.

“Sindikatave duhet ti bashkëngjiten studentë në mënyrë të fuqishme. Ca keni ju më shumë se studentët në Kosovë që morën për krizën 100 euro. Ti student sot e ke biletën dy herë më shtrenjtë, qiranë një përqindje më të lartë. Ushqimet nëse gatuan vetë, nga 1300 e merr litrin e vajti 3-4 mijë. Si të mos kujtohet tu ndihmojë ju. Po udhëton me avion taksi, 200-300 mijë euro. Ministrat udhëtojnë në ‘economy class’. A e pranoni ju që një pedagogët që ju jem mësim të marrë 4 herë më pak se shoferi i AZHBR. Të marrë më pak se fasonerit. Pse do rrinë ata këtu. Ne jemi buzë gremine me këto qëndrime që mban kjo qeveri ndaj universiteteve. Ikja e juaj është ikja e të ardhmes, shpërbërje kombëtare. Ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.