Kronikë

Përplaset për vdekje i moshuari në Fier, ishte duke udhëtuar me biçikletë në kohën e ngjarjes! Shoferi largohet nga vendngjarja

18:22 - 02.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier, ku një i moshuar është përplasur për vdekje nga një automjet.




Policia bën me dije se aksidenti ndodhi në aksin Fier-Vlorë, në fshatin Ferras ndërsa viktima është i moshuari me iniciale Y. T., rreth 70 vjeç.

Autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.