Kronikë

“Më rrethuan, më shtynë me brirë!”/ Familja shqiptare sulmohet nga një tufë lopësh në Itali, shpëtojnë për mrekulli (DËSHMIA)

17:17 - 02.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një familjeje shqiptare e cila kishte shkuar për ekskursion një Venecia i ka ndodhur një surprizë e pakëndshme.




Babai nëna dhe 3 fëmijët e mitur ndërsa po ecnin në rrugë janë rrethuar nga një tufë lopësh të cilat i kanë sulmuar.

Burri arriti të shpëtonte duke u futur në një gropë karstike, së bashku me gruan dhe tre fëmijët e mitur.

“Më rrethuan, më shtynë me brirë duke më hedhur në tokë dhe duke më shkelmuar”, tha shqiptari i cili kishte disa të nxira dhe që ndoshta për shkak të tronditjes së pësuar nuk mundej të prononcohej më tej.

Kryefamiljari është transportuar në spital me disa plagë, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ndodhen në gjendje shoku, por nuk janë lënduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.