AKTUALITET

“I zhvatën 16 mijë euro emigrantit për legalizimin e hotelit”/ SPAK çon në gjyq zyrtarët në Sarandë (EMRAT)

10:16 - 02.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth gjashtë muaj pas arrestimit të dy zyrtarëve të Hipotekës në Sarandë, Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj tyre. Procedimi penal ndaj zyrtarëve Laert Pasha dhe Saimir Bako, pas denoncimit të tyre në një emision televiziv ku kryenin legalizimin e ndërtesave kundrejt përfitimeve monetare.




“Nga hetimet e kryera u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Hamza Tola dhe Jorgo Kreku kanë kryer veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuar në nenin 245/ 1 paragrafi 4 i Kodit Penal, për arsye se, me veprimet e tyre, ato i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një përfitim të paligjshëm monetar, që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Saimir Bako, të dy punonjës të ASHK-së Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me certifikatën e pronësisë”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Ndërkohë, gjithashtu u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Braho, punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me qëllim marrjen në favor të tyre të një përfitimi të paligjshëm monetar që varionte nga 1000 deri në 3000 Euro.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Posaçme më datë 01.11.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim të të pandehurve të ish-zyrtarëve, Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkëpunim, Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkëpunim dhe qytetarëve Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, hetimet janë pushuar për shtetasin Kastrit Kreku, personi i cili ka denoncuar aktin korruptiv.

ARRESTIMET

Zyrtari i Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha, përfundoi në prangat e Policisë më 11 maj, ndërsa një natë më herët ishte denoncuar në emisionin “Stop” duke marrë ryshfet.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ ‘Stop’, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK-së Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivit në zyrat e ASHK-së Sarandë. Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme”, sqaronte Policia.

Ndërkohë, hartografi Saimir Braho u arrestua më 24 mars bashkë me disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të akuzuar për ryshfet në lidhje me dhënien e pronësisë për tokat në bregdet.

Ministria e Drejtësisë denonconte në atë kohë se zyrtarët kishin legalizuar edhe dy objekte pa leje në Sarandë për të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen.

Në pranga ka rënë ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, Andri Dhima, ndërsa është shpallur në kërkim ish-drejtoresha Kozeta Statha. Gjithashtu, në atë kohë u arrestuan zyrtarët Vasil Lango, përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, si edhe hartografët Saimir Braho e Erliton Ymeri.

Denoncimi, “më kërkuan 16 mijë euro për legalizimin e hotelit”

Ka qenë një qytetar që jeton prej 25 vitesh në Britani që ai i është drejtuar emisionit “Stop”, duke denoncuar korrupsionin në Kadastrën e Sarandës, nëpërmjet një rrjeti sekserësh përfshirë edhe zyrtarë. Për legalizimin e hotelit fillimisht në 2018 nëpërmjet një sekseri, Jorgo Kreku i morri 2000 euro ku e lidhi asokohe me drejtorin e Legalizimeve, Laert Pasha, i cili i premtoj qe do i nxirrte legalizimin e hotelit por nuk e bëri duke e zvarritur çështjen për 3 vite.

“Si fillim më kërkoi 16 mijë Euro ryshfet. Lamë pazarin përfundimisht tek gjysma, tek 8 mijë Euro. Pagova 2 mijë Euro si paradhënie. Ia dhashë Jorgos se më tha që do marrin të tërë me radhë ata që do të bëjnë punën dhe pjesën tjetër kur të mbarojnë legalizimet. Duke nxjerrë justifikime se ALUIZNI u bashkua me Kadastrën dhe e kam pyetur çfarë është bërë me dokumentet e mia, gjithmonë më nxirrte nga një sebep më thoshte që kur të bashkohen Hipoteka me ALUIZNI-n bashkë. Në 2019 ndodhi që ra dhe tërmeti dhe ishin pasojat e tërmetit. Hapte ca historia pa lidhje fare dhe nuk ma bënë legalizimin”, tha denoncuesi.

Ai shtoi se Jorgo Kreku i kishte thënë që paratë nuk mund të kthehen më. Më pas nëpërmjet hotelit të tij, u njoh me një çift nga Tirana, të cilët i premtuan se do t’ia legalizonin hotelin, me anë të njohjeve që kishin nga puna ne administratën e shtetit. Shoferi Hamza Tola, i premtoi se me 2000 euro do t’i nxirrte legalizimin pasi njihte drejtuesin e Kadastrës Sarandë.

“U prezantua vetë që punon në Ministrinë e Drejtësisë dhe duke bërë muhabet e sipër më pyeti për tokat se e di që keni probleme me Kadastrat më tha. Më tha po ke ndonjë problem me dokumentacionin më thuaj mua sepse kam shumë influencë në Sarandë, njoh dhe drejtorin. Më mbrapa, mu shpreh që ka ca shpenzime të vogla. Një kafe e duan tha. Mirë, i thashë. Më kërkoi, më tha që bëjnë 3 mijë Euro, i thashë po të jap 2 mijë tani se nuk kam punuar akoma siç duhet. Ia dhashë dhe besova shumë tek ai për vetë faktin se ajo punë e procedurave të legalizimit që nuk u krye për një periudhë gati 3-vjeçare, mbaroi punë për 2 javë. Shkova bëra pagesat”, vijoi qytetari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.