Kronikë

EMRI/ Shkoi në Britani me gomone, mes mijëra të arrestuarve edhe një shqiptar i dënuar me 18 vite për vrasje

13:45 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasës i dënuar nga Shqipëria ishte mes atyre që u dërguan në qendrën e mbipopulluar të përpunimit Manston muajin e kaluar, raporton KentOnline. Mariglen Shoshari, 31 vjeç, mbërriti në Kent në tetor pasi gomone me të cilën po kalonte Kanalin u kap nga autoritetet.




Ai u dërgua në ish-godinën e Ministrisë së Mbrojtjes në Thanet, që është kthyer në një qendër përpunimin e azilkërkuesve. Objekti i Manston është vënë në qendër të vëmendjes pasi në të po qëndrojnë 3,500 klandestinë të paligjshëm që janë kapur nga autoritetet, ndërkohë që kapaciteti i tij është vetëm 1,600. Mes mijëra të arrestuarve ishte edhe Shoshari, të cilit iu kërkua të plotësonte një formular pyetësor që u ishte dhënë të sapoardhurve.

Mbi të, Shoshari, pa adresë fikse, u tha autoriteteve se ai ishte dënuar për vrasje dhe krime me armë zjarri në Greqi në vitin 2012 me 18 vjet e gjysmë burg. Si rezultat i asaj që ai pranoi në pyetësor, autoritetet e imigracionit e akuzuan atë për mbërritjen në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht.

Pas më shumë se tre javësh në paraburgim për emigracionin, Shoshari u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Folkestone të mërkurën dhe u deklarua fajtor për veprën penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.