AKTUALITET

“Të jetosh me moshë të tretë duhet të bësh llogaritë mirë”, sherri mes motrave, njëra i kërkon paratë e nënës: Të më japë 10 mln lekë

20:10 - 06.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sherrit midis dy motrave që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” i shtohen shifrat ekzakte të detyrimeve ndaj prindërve. Valbona i thotë Eglantinës se i detyrohet 10 milionë Lekë për shpenzimet që ajo ka bërë ndaj nënës së tyre. Eni Çobani, ndërmjetësja e rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan është mëse dakord me vlerësimin e saj.




Eni Çobani: Ke bërë ndonjë llogari ti për këtë motrën sot?

Valbona: Zonja Eni, ajo me kënaqësi 10 milionë, me dashuri të madhe të më japë ato 10 milionë. Me kënaqësi të madhe.

Eglantina: Po nuk kam moj motër.

Eni Çobani: Aq vete.

Teksa dy motrat vijojnë të debatojnë, Eni Çobani nis t’i rendisë Eglantinës të gjitha shërbimet që i janë nevojitur nënës së tyre. Eglantina thotë se gjendet në vështirësi sepse është mashtruar nga njerëzit e bashkëshortit.

Eni Çobani: 7 vjet e paralizuar, e kupton ti apo jo? Me një grua që i ka vënë zonja, se unë i këto detaje, me mjekun që i shkonte, me ushqimin, me ndërrimin, me bebelinat, me gjërat… po të lutem tani! Zonjë, të lutem, nuk e di nëse ke jetuar ndonjëherë me mosha të treta, që të jetosh me moshë të tretë duhet të bësh llogaritë mirë.

Eglantina: Ti i di shumë mirë vuajtjet e mia! Që mua Alketa Çepele më la pa shtëpi moj motër! Gazmend Çepele më ka lënë pa shtëpi moj motër!

Valbona: Unë dua të miat, ti thua Alketa. Ç’më intereson mua Alketa? Ah, për Alketën paske patur ti?

Eglantina: Kam kërkuar paqe.

Valbona: Për Alketën paske patur t’i blesh shtëpi dhe për nënën tënde s’paske patur për një punëtore dhe një bebelinë? Më fal se po flas, kurse Alketës i paske bërë shtëpi ti ndërsa për nënën tënde s’ke patur të dërgosh?

Eglantina: Po çfarë të bëj moj motër?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.