Kronikë

E rrahu kur ajo rezistoi/ E rëndë në Greqi, 40-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë një 20-vjeçare, zbulimi tronditës pas arrestimit!

09:15 - 07.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policët e DIAS-it arrestuan një 40-vjeçar shqiptar për tentativën për përdhunim dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje në Greqi. 40-vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës (11/6) pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.




Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Sipas të njëjtave informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale. Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë.

Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy femrat që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 40-vjeçarin, por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.