AKTUALITET

Thyhet kordoni i policisë, tensione në fund të protestës

18:54 - 12.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasje në shkallët e kryeministrisë. Sapo është mbyllur fjalimi i kreut të PD-së Sali Berisha, protestuesit i janë drejtuar shkallëve të Kryeministrisë. Fillimisht ata kanë ndezur qirinj dhe më pas kanë hedhur bojë të kuqe dhe kanë shkelmuar dyert e Kryeministrisë.




Tensionet nisën pasi qytetarët u afruan përpara godinës së qeverisë për të ndezur qirinj. Ata u përplasën me policinë duke çarë kordonin rrethues.

Në vend shihen dhe forca të policisë, të cilat kanë shoqëruar një protestues.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u larguan nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në përfundim të protestës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.