AKTUALITET

Zvicra voton pro, rrteh 3 mijë shqiptarë do përfitojnë njohjen e sigurimeve shoqërore

17:24 - 08.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parlamenti i Zvicrës votoi sot me 129 vota marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në shkurt të këtij viti në Tiranë.




Ky veprim u përshëndet nga kryeministri Edi Rama i cili  në “Facebook” shkroi se ky hap është i shumëpritur nga shqiptarët, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Janë rreth 3 mijë shqiptarë që pritet të përfitojnë nga marrëveshja e sigurimeve shoqërore. Sipas Ramës, këtë gjë i ka premtuar edhe kryeministrja e Italisë, që sipas tij, një marrëveshje e tillë pritet të votohet së shpejti në parlamentin italian.

Postimi i Ramës:

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti✅Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike. Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.