Kronikë

“Ka pasur mbështetje edhe nga brenda autoriteteve”/ Deklarata e fortë e ish-drejtuesit të Policisë: Deri sa nuk ka kufomë, Ervis Martinaj konsiderohet i gjallë

10:55 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i sigurisë dhe e ish-drejtuesi i Policisë, Fatjon Softa ka deklaruar se Ervis Martinaj mund të konsiderohet i gjallë, deri në momentin që nuk ka një kufomë.




Po ashtu ai ka theksuar ka pasur mbështetje edhe brenda strukturave të policisë.

Gjithashtu Softa ka shtuar se nga provat e gjetura në banesën e tij, mund të zbardhen krime të tjera.

“Për aq sa kohë që nuk ka kufomë fakti që mund të jetë gjallë është më e mundur. Nga kontrolli në banesë janë gjetur armë e maska. Ai është një person që nuk është njeri i zakonshëm, ai ka patur mbështetje, financa, ka patur informacione dhe brenda strukturave të policisë.

Kontrolli në banesë është bërë për të, pasi mundësia e fshehjes së tij është më e mundshme, por dhe për të gjetur prova të reja dhe këto mund të çojnë të gjurmët e tij, por dhe për zbardhjen e krimeve të tjera”, tha Fatjon Softa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.