AKTUALITET

Fierza arrin kuotën maksimale në 288 metra, KESH hap portat e shkarkimit në hidrocentral

18:38 - 16.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka hapur prej mesditës së sotme portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës pasi niveli i ujit ka arritur kuotën maksimale në 288 metra.




Mendohet se hapja e portave ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer mbi territorin e vendit pas disa ditëve me diell, por të shoqëruara me temperatura të ftohta.

Si gjithnjë hapja e portave në Fierzë shoqërohet me shkarkime në Koman dhe në Vaun e Dejës, ndërsa burime bëjnë me dije se të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MW, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s;  KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MW, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s;  V.DEJES; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MW, ne pune 5 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.