AKTUALITET

VIDEO/ Shqipëria i kthen ‘nderin’ Kosovës, dërgon makina të ushtrisë për ta ndihmuar nga përmbytjet

21:17 - 20.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook një video ku duken mjetet e rënda të Forcave të Armatosura  të cilat janë nisur drejt Kosovës për t’ju ardhur në ndihmë disa nga komunave më problematike të prekura  nga përmbytjet dhe vërshimet e shkaktuara në dy ditët e fundit.




Kjo ndihmë e Shqipërisë ndaj Kosovës duket se është një kthim “restoje” pasi kujtojmë se në vitin 2019  pas tërmetit të fuqishëm më 26 Nëntor, ku për fat të keq u shënuan dhe 51 viktima, Kosova ishte vendi i parë i cili i erdhi në ndihmë Shqipërisë.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.