AKTUALITET

Zjarrëfikësit në Britani kanë hyrë në grevë, kërkojnë rritje pagash

17:58 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zjarrfikësit britanikë kanë votuar për të hyrë në grevë për kërkesat e pagave, greva e tyre e parë në dy dekada, ka njoftuar sindikata e tyre.




Rreth 88% e anëtarëve të Sindikatës së Zjarrfikësve (FBU) votuan në favor të aksionit të grevës. Përqindja e pjesëmarrjes në votim arriti në 73%.

Nëntorin e kaluar sindikata hodhi poshtë një propozim për rritje pagash prej 5% .

“Ne e kemi vonuar thirrjen e grevës për të lejuar punëdhënësit të takohen me ne dhe të na bëjnë një ofertë të re. Shpresoj që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Përndryshe, brenda javëve të ardhshme, ne synojmë të shpallim një sërë aksionesh grevë”, tha sekretari i përgjithshëm i FBU, Matt Ruck.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.