AKTUALITET

Nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve, SPAK lëshon urdhër-arrest për Mirel Mërtirin, policia e shpall në kërkim ndërkombëtar

18:41 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Biznesmeni Mirel Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve. News 24 raporton se SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për Mërtirin.




Mësohet se SPAK i ka përcjell policisë kërkesën, ndërsa kjo e fundit e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar të biznesmenit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor të vitit të kaluar.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.

Ndërkohë në kërkim më herët u shpallën Stela Gugallja dhe biznesmeni tjetër Klodian Zoto. Gugallja u paraqit në gjykatën austriake, lajm që u publikua më 7 shkurt. Prokuroria e Posaçme u njoftua se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.

Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit. Aktualisht në burg për aferën e incenetarorëve është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-vartësi i tij, Alqi Bllako.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.