AKTUALITET

Protestat e opozitës, Biberaj në Panorama TV: Revolucioni nuk mund të jetë paqësor, kjo është klikë kriminale. Lërini qytetarët të shprehin ‘dufin’ e tyre

16:14 - 02.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj protestat e opozitës për të rrëzuar qeverinë nuk duhet të jenë paqësore.




Biberaj u shpreh sot në Panorama TV, qytetarët duhen lënë të lirë për të shprehur inatin e tyre, pasi përballë kanë një klikë kriminale që nuk mund të largohet ndryshe.

“E përsëris, nuk përmbysen me vota se nuk të lejojnë të votosh. Revolucioni ka kuptim tjetër. Jo ai që thotë Berisha, revolucion paqësor. Qytetarët kanë ardhur për të protestuar. Lëri të shprehin dufin e tyre. Janë shqiptarët pa bukë sot, kurse qeveritarët e kanë siguruar mirëqenien për breza.

Nuk di të ketë revolucion paqësor për bandat. Kjo është klikë kriminale. Qytetarët shqiptarë janë 10 hapa para lidershipit. Arsyet e largimit janë nga më të ndryshmet por kryesorja është se askush nuk e duron këtë qeveri. Po ikin biznesmenë dhe profesionistë. Është një strategji shpopullimi”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.