BLUETOOTH

Lorenci zbuloi lidhjen me Keisin/ Sabiani ‘shpërthen’ ndaj këngëtarit: Besëprem, kërkon vëmendje! Ja se çfarë kërkon nga vajza e tij…

09:22 - 26.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lorenci dhe Keisi kanë pranuar për herë të parë në Big Brother Vip Albania se ka pasur një romancë me tyre.




Pas deklaratës së këngëtarit, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i babait të Keisit, Sabiani i cili është treguar i ashpër me Lorencin ku ka kërkuar nga e bija që të lërë në mes Big Brother VIP.

“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje  kësaj radhe. Nuk futem më aty të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkruan Sabiani.

Kujtojmë se Lorenci gjatë mbrëmjes së djeshme ka rrëfyer në dhomën e rrëfimit detaje nga lidhja e tyre, duke kërkuar më pas nga produksioni që deklarata e tij mos të bëhej publike.

Shkak duket se është bërë fakti se Lorenci prej ditësh është përfshirë në debate me Kristin dhe vazhdimisht këto ditë është aluduar se shkaku i ndarjes së Keisit nga Kristi ka qenë pikërisht hyrja e Lorencit.

Keisi e hodhi poshtë këtë gjë, por u shpreh mjaft e prekur nga deklarata e Lorencit në dhomën e rrëfimit  për raportin mes tyre.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.