BLUETOOTH

“Do i delegoj në polici”, Bledi Salaj i shqetësuar pas kërcënimeve me vdekje që mori pas komenteve për ‘Big Brother’

14:21 - 06.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Bledi Salaj ka marrë kërcënime pas deklaratave të tij për personazhe të ndryshme të “Big Brother VIP”. Sot, në emisionin “Wake Up” në moderimin e Blendi Salaj, Enxhi Nasufit dhe Neada Muçaj, ai ka treguar se për shkak të atyre gjërave që fliten në emision për personazhe të ndryshëm të Big Brother ka marrë dhe kërcënime me vdekje nga një fans i njërit prej banorëve.




Blendi Salaj: Nëse ti thua diçka që njerëzve nuk iu pëlqen atëherë… Për shembull unë dje mora dy kërcënime me vdekje për gjërat që kemi thënë këtu nga fansat e njërit prej banorëve atje mos e zë në gojë se mos marr më shumë kërcënime për familjen, kërcënime të cilat do i delegoj në polici sepse më kanë shqetësuar shumë.

Neada Muçaj: A duhet bërë kjo gjë?

Blendi Salaj: A duhet kërcënuar dikush me jetë?

Neada Muçaj: Por ti në momentin që kërcënon njerëz, çfarë duhet të bëjë personi në fjalë, të rijë dje të flasë mirë? Tani ka në problem tjetër, janë tre kampe për momentin, luizatorët, ata që duan Kiarën dhe ata që duan Efin, kështu që ka një tifozeri të çmendur e cila po shpërndahet.

Blendi Salaj:Nëse ti thua apo bën diçka që nuk ju pëlqen ose largohen ose të vihen kundra.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.