Kronikë

“I kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqe të saj” -Denoncoi babain për p*rdhunim por ekspertiza e nxjerr të virgjër, avokati: E mitura është konsultuar me të ëmën para se…

16:21 - 24.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

15 vjeçarja në Durrës, e cila denoncoi babain e saj se ka abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh, nxirret “zbulur” nga ekzaminimi mjeko-ligjor, pasi nuk u konstatuan shenja abuzimi, si dhe e mitura rezulton e virgjër.




Pas këtyre rezultateve, vajza i ka mohuar akuzat për babain dhe është shprehur se denoncimi ka ardhur për shkak të marrjes së celularit nga i ati.

Avokati i Bledar Rakos (babai) është shprehur për media se ky i fundit ia ka marr celularin vajzës së tij të mitur pasi i ka gjetur biseda të papërshtatshme me shoqen e saj, e më pas e bija ka agravuar situatën duke shpikur këtë histori abuzimi.

Siç shprehet avokati, e mitura është konsultuar fillimisht me të ëmën e saj e më pas ka komunikuar me psikologen e shkollës.

Palët hoqën dorë dhe nuk kërkuan urdhër mbrojtje. Ajo ka ndodhur në një moment kur vajza kishte pasur përplasje me babain, pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon, pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Kjo ishte e vërteta.

Kjo ka sjellë reagimin të njëanshëm të vajzës që ka arritur deri në atë veprim. Eshtë konsultuar me të ëmën dhe pas konsultës me nënën ka komunikuar me psikologen e shkollës, e cila menjëherë ka bërë denoncimin” tha fillimisht avokati.

I pyetur se përse nëna dhe vajza nuk morën pjesë në seancë, avokati tha se nuk i lejoi gjyqtarja e çështjes.

Nuk i lejoi gjyqtarja e cështjes. Ata kishin dëshirë, por i përzunë nga salla. Unë them se është bërë në mënyrë të njëanshme nga ana e gjykatës, në mënyrë që të mos administroheshin deklarimet, pasi këto ishin marrë nga 4 oficerë policie gjyqësore. Jo nga i njëjtë dhe në mënyrë jo të përshtatshme. Janë marrë vetëm ato pjesë që implikonin babain.

 

 

Në seanca edhe nëna edhe e bija e mohuan si veprim. E bija tha se ky është një veprim i pamatur i saj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.