Është ndarë nga jetë në moshë të re gazetari dhe publicisti Nebil Çika, i cili ka mbajtur për shumë vite dhe postin e kreut të të përndjekurve politikë.
Lajmi i ndarjes nga jetë të Çikës bëhet me dije nga familjarët e tij në rrjetet sociale.nPërmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë gazetarit, njëherësh publicist, do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.
Shfaq Komentet (0)