BOTA

Shitet për çmimin marramendës kitara e thyer e liderit të grupit “Nirvana”

16:15 - 22.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kitarë e thyer nga Kurt Cobain, ish-vokalisti i grupit Nirvana është shitur së fundmi në një ankand për 600 000 dollarë. Kitara e zezë ‘Fender Stratocaster’, që është përdorur nga Cobain, i cili vrau veten në vitin 1994, mendohej se nuk do të shitej më shumë se 100 mijë dollarë.




 

Kjo kitarë është rregulluar për ankandin, por me të nuk mund të bësh muzikë. Ajo ka firmat e tre anëtarëve të grupit dhe një shënim të vetë Kurt Cobain.

 

Këngëtari ka thyer shumë kitara gjatë karrierës së tij dhe kitara në fjalë është thyer gjatë punës së grupit për albumin e famshëm “Nevermind”, të vitit 1992.

 

Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur. Dy vite më parë, kitara akustike që Kurt Cobain përdori për performancën e tij legjendare në “MTV Unplugged”, të vitit 1993, u shit për 6 milionë dollarë.

 

Më 5 prill u mbushen 29 vjet nga vdekja e yllit të rokut, Kurt Cobain, por ujërat janë trazuar nga pretendimet se është vrarë e jo vetëvrarë me armë zjarri, në moshën 27-vjeçare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.