BLUETOOTH

EMRI/ Zbulohet një tjetër personazh “VIP” që do të jetë pjesë e filmit të Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit

12:19 - 23.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Në kuadër të dashurisë’ është filmi i cili do të publikohet shumë shpejt ku protagonist janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.




E deri më tani është zbuluar se pjesë e kastit do të jetë blogerja, Sara Hoxha dhe aktorët si Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Sara Hoxha, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi etj. Mirëpo një tjetër personazh shumë i dashur për publikun do të jetë pjesë e filmit të shumëpritur.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Elvana Gjata të cilën e kemi para dhe më parë në rolin e aktores në filmin “Dy Gisht Mjaltë”. Lajmi bëhet me dije ekskluzivisht nga burime për Vip Magazine.

Titulli i filmit “Në kuadër të dashurisë“,duket se i referohet frazës së famshme që u përmend aq shumë gjatë BBVIP: ‘në kuadër të lojës’. Filmi do të jetë në zhanrin e “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar.”-është treguar në përshkrimin e filmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.