Kronikë

Video skandali s*ksual/ Gazetari zbulon detajet interesante: Alma Kaçi ka bërë një kurs si detektive private dhe ka punuar si gazetare

08:17 - 27.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme Alma Kaçi dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, dyshja që u përfshi në skandalin seksual, u përballën ditën e djeshme në sallën e gjyqit në GJKKO, ku u njohën edhe me masën e arrestit.




Gazetari Eni Ferhati zbuloi mbrëmë në Opinion, se 40-vjeçarja ka bërë kurs për detektive private si dhe ka punuar si gazetare në televizione lokale të Durrësit.

Po ashtu Ferhati bëri me dije se versionet që japin Gjici dhe Kaçi në SPAK janë kontradiktore.

“Gjici rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg, aq parashikon Kodi Penal për korrupsion pasiv ndaj funksionarëve të lartë.

Sa i takon Alma Kaçit, edhe ajo akuzohet për korrupsion aktiv. Kemi të paktën 3 versione kontradiktore. Z.Gjici fillimisht ka pretenduar për sulm politik, ka pretenduar që ka patur raport intim me vajzën. Por këto dy qëndrime janë rrëzuar sot nga Alma Kaçi.

Sot kemi mësuar që është përgjuar me anë të një kutie minitermusi. Mendonim që ishte çanta. Alma Kaçi nuk është një personazh kaq i thjeshtë për sa kohë ka informacione që ka kryer për disa kohë një kurs për detektive private, nuk e ka përfunduar. Ka qenë një gazetare e angazhuar në qytetin e Durrësit në televizione lokale”, tha gazetari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.