AKTUALITET

Dalin përgjimet e Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe. VV-ja akuzohet se koordinohet me kriminelin Radojçiç

15:21 - 11.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Nacionale në Kosovë ka publikuar një audio përgjim të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç.




Në përgjim flitet për kontaktet e Kusari-Lilës me Milan Radojçiç, një kriminel i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në hyrjen e përgjimeve të para është zbuluar se këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiçit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Simiç dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se “ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh”.

Kusari-Lila mohoi se ka komunikuar me Radoiçiçin, ndërsa për Simiçin thotë se takimet kanë qenë për punë parlamentare.  Ajo deklaroi se përgjimet e dala në media lidhur me një bisedë me Slavko Simiç janë përpjekje për të sulmuar pozitën, porse sipas saj një gjë e tillë nuk do të arrihet.

Opozita kërkon dorëheqjen e Kurtit

Menjëherë pas kësaj erdhën reagime të ashpra nga opozita e Kosovës.

Ish kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka shkruar në profilin e tij në Facebook se mashtrimit i erdhi fundi dhe u tregua se me kë po bashkëpunon qeveria e Kosovës.

“Mashtrimit i erdhi fundi. Sipas asaj që u raportua në media rezulton se përçmimi i Kurtit ndaj aleatëve të Kosovës (me shprehjet: ‘Shtëpia e Verdhë’, ‘Amelika’, ‘Sekretari i Shtetit naiv’, ‘BE-ja tigër prej letre’ e marrëzi të tjera) dhe lavdet për Oliver Ivanoviqin nuk kanë qenë reagime të momentit. Ato reagime duket se kanë qenë të koordinuara. Zonja që shërben si ndërmjetësuese mes Kurtit dhe Radojqiqit shihet se e kryen punën me zell.Kjo zonja ndërmjetësuese, në emër të Kurtit, ka negocuar me atë që është në listë të zezë nga SHBA për shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri, për normalizimin lidhur me furnizimin dhe pagesën e energjisë e çështje të tjera. Ja me kë kordinohen këta mashtrues, e jo me Amerikën”, shkroi Hoti.

Ndërsa Shefi i grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se gjëja më e pakët që qeveria e Albin Kurtit duhet të bëjë sipas tij është që të dorëhiqet.

Ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri i bëri thirrje Prokurorisë në Kosovë që të nisë menjëherë hetimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.